Telenews

Kërcënojnë klubet e FFK-së: Nëse nuk përfundon licencimi do t’i ndërpresim garat

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka kërcënuar me ndërprerje të garave në rast se Federata e Futbollit e Kosovës nuk licencohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

27 klube kanë mbajtur takim sot brenda selive të Federatës ku kanë diskutuar rreth çështjes së licencimit të FFK-së.

Pas takimit, Batatina ka deklaruar se klubet kanë rënë dakord se do ti ndërpresin garat në rast se nuk përfundon licencimi nga MKRS-ja.

“Në rast se nuk përfundon procesi i licencimit deri me datën 31 mars atëherë klubet janë dakorduar që të mos vazhdojnë më garat”, ka deklaruar Batatina për Kanal10, përcjell Telenews.al.

FFK-ja nuk ka arritur akoma të licencohet nga Komisioni Vlerësues për Licencim në MKRS. Nga moslicencimi pësojnë klubet të cilat nuk mund të përfitojnë nga Ligji për Sponzorizim.

Të ngajshme

Cristiano Ronaldo dëshiron t’i bëjë një nder Real Madridit

Valjeta Turkaj

Donnarumma në Ligën Premier në një transferim surprizë?

KushtrimGuraj

Slot e pranon se sezoni i ri në Ligën Premier do të jetë edhe më i vështirë

KushtrimGuraj