Telenews

Nga sot, ndezja e dritave të veturës ditën nuk është e detyrueshme në Kroaci

Ndezja e dritave nuk është më e detyrueshme për drejtuesit e veturave në Kroaci, shkruan “Index”.

Në përputhje me Ligjin kroat për sigurinë në komunikacion, dritat e gjata dhe të shkurtra në automjete nuk duhet të ndizen, përveç natës dhe në rast të dukshmërisë së zvogëluar gjatë ditës.

Drejtuesit e motoçikletave duhet t’i kenë dritat e ndezura gjatë gjithë vitit, ndërsa drejtuesit e biçikletave duhet t’i kenë dritat ndezur nga muzgu deri në agim.

Për shkak të shikueshmërisë më të mirë, drejtuesit e mjeteve motorike mund të lëvizin me drita të ndezura edhe gjatë ditës.

Në rast të mosrespektimit të dispozitave për përdorimin e detyrueshëm të dritave në automjete në kushte të dukshmërisë së zvogëluar ose gjatë natës, parashikohet një gjobë prej rreth 70 euro.

Ligji për sigurinë e trafikut në Kroaci parashikon që nga 1 nëntori deri më 31 mars, ndezja e dritave të veturës është e detyrueshme. Ndërsa në periudhën pranverë-verë, janë të detyruara vetëm në rast të dukshmërisë së vogël dhe natën.

Të ngajshme

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj