Telenews

Çerkini: Si Haradinaj e Limaj edhe krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm

Udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Çerkini, gjatë fjalimit të tij në marshin për drejtësi, tha se Kosova detyrohet të kërkojë drejtësi edhe sepse të tillë siç tha e meritojmë.

Duke i përmendur me emër secilin, tha se Thaçin e Veselin i njeh si fëmijë. Çerkini tha se njëjtë si Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, edhe katër krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Në vend se të flasim për zhvillimin e llogaridhënien e atyre që e kanë bërë këtë krim, ne përkujtojmë jo vetëm se po kemi dëshirë por sepse është një drejtësi në botë dhe sepse pa drejtësi po na mbahen n Hagë, Kadri Veselin e njohim të gjithë por unë e njoh si fëmijë dhe sot e asaj dite nuk po e lëshon. Edhe Rexhep Selimi ka dhënë, po edhe ai ka dhënë kontribut të madh e të gjithë liderët tanë po mbahen padrejtësisht në Hagë. E kishim Ramush Haradinaj si kryeministër, e lëshoi postin e shkoi, po e shoh Fatmir Limajn, të gjithë dolën të paqë, e me emër të Allahut edhe këta do të dalin të paqe”, tha ai.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj