Telenews

Spanja bën transplantin e parë të mushkërive në botë të kryer tërësisht nga roboti

Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplantin e parë robotik të mushkërive në botë. Transplantet e mushkërive njihen si operacione komplekse pasi kraharori i pacientit duhet të hapet.

Por teknologjia e re e përdorur nga ekipi spanjoll nuk kërkon më ndërhyrjen e brinjëve të pacientit.

Në vend të kësaj, kirurgët në spitalin Vall d’Hebron në Barcelonë përdorën prerje më të vogla në anën e kafazit të kraharorit për të akomoduar krahët e robotit dhe kamerat 3D.

Sipas Jaureguit, procedura e re është më pak e dhimbshme për pacientin pasi plaga mbyllet më lehtë.

Xavier, 65 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një operacioni plotësisht robotik të mushkërive.

Roboti me katër krahë quhet Da Vinci, një sistem kirurgjik robotik i përdorur zakonisht në spitalet në të gjithë Evropën dhe SHBA-në për kirurgjinë kardiake, urologjike, gjinekologjike, pediatrike dhe të përgjithshme.

Spanja është një lider botëror në transplantet e organeve, sipas shifrave nga Observatori Global për Donacionet dhe Transplantimet, duke kryer 5 për qind të dhurimeve të organeve në mbarë botën në vitin 2021 citon Euronews.

Të ngajshme

Rreth 1.000 pacientë me sulm në tru trajtohen çdo vit në QKUK

Yllka Gashi

Studimi i ri ngre pikëpyetje për paracetamolin gjatë shtatzënisë –

KushtrimGuraj

IVF-ja në QKUK po jep rezultate, 37-vjeçarja mbetet shtatzënë me binjakë

Yllka Gashi