Telenews

Ky është punëtori teknik i shkollës “Hysni Zajmi” në Istog që dyshohet se ngacmoi një nxënëse

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.

Nga burime të sigurta mësohet se puntori teknik i cili dyshohet se ngacmoi seksualisht nxënësen është Arben Blakaj.

I njëjti, është pnësuar në shkollën “Hysni Zajmi” vetëm 6 muaj më parë.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj