Telenews

Vijon “lufta” ndaj TikTok-ut, BE pritet ta merr një vendim të rëndësishëm

Bashkimi Europian pritet që të ndalojë përdorimin e pajisjeve dhe softuerëve të prodhuar në Kinë dhe në Rusi. Kërkesa është bërë nga Eurodhoma, drejtuar Komisionit Evropian.

Raporti i paraqitur nga Komisioni kundër ndërhyrjeve të huaja (27 vota pro, një abstenim dhe një kundër) ka si synim që TikTok, ByteDance, Huawei, ZTE, Kaspersky, NtechLab, Nuctech në veçanti të ndalohen në eurozonë.

Arsyeja se përse këto softuerë do të ndalohen është fakti se vijnë nga vende të përcaktuara si “me rrezik të lartë”.

Sa i përket rasteve kryesore të influencës së huaj, eurodeputetët nënvizojnë se “promovimi i agjendës së Gazprom në Gjermani, aktivitetet e inteligjencës ruse në Hungari dhe dezinformimi kundër komuniteteve LGBTIQ+ në Sllovaki, Hungari dhe Poloni ”përbëjnë rreziqet më të mëdha.”

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj