Telenews

Moti sot dhe ditëve në vijim në Kosovë e Rajon

Sot në Kosovë pritet përmirësim i motit, por mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe vende-vende edhe me mundësi për ngrica. Temperaturat pritet të lëvizin nga -2 deri në 18 gradë Celsius. Gjatë ditës intervale të gjata kohore me diell, por edhe vranësira të pakta lokale dhe herë pas here erëra të freskëta drejtimesh të ndryshme.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi, sot pritet të mbajë mot stabil, me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë sidomos në zonat kontinentale ku ka gjasa që të ketë mjegull dhe ngrica në disa rajone. Gjatë ditës rritje rapide e temperaturave.

Për fundjavë rritje e temperaturave minimale dhe maksimale, megjithatë nuk priten rritje të mëdha të tyre.

Rreziku nga ngrica do të minimizohet për shkak të ngrohjes së përgjithshme të ajrit.

Gjatë ditës priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të cilat orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të kushtëzojnë riga ose rrebeshe lokale shiu. Reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal dhe kryesisht të pakta. Në shumë vise nuk priten fare reshje.

Ngjashëm do të jetë edhe fillimi i javës së re.

Të ngajshme

“Ti je një copë k**vë”/ Efi publikon mesazhin denigrues që i dërgoi një ndjekës

Rrezarta Ramaj

Fushë Kosova me aktivitete në kuadër të Muajit të Rinisë

Rrezarta Ramaj

Ngjarjet e datës 16 shtator

Rrezarta Ramaj