Telenews

Basketboll / Peja sot luan ndaj Beroes, kërkon finalen e Ligës Ballkanike

Skuadra kosovare e basketbollit, Peja sot zhvillon njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të stinorit.

Verdhezinjët që kanë arritur në ”Final Four” të Ligës Ballkanike, luajnë në gjysmëfinale ndaj mikëpritësit të këtij turneu dy ditor, Beroes.

Kjo ndeshje zhvillohet nesër nga ora 18:15 me kohën tonë lokale, ndërsa nga ora 15:30 ndeshen Hapoel Beer Sheva/Dimona-KK Milenijum.

Ndeshja pritet të transmetohet direkt në njërën nga kanalet e Radio Televizionit të Kosovës.

Peja e ka mundur dy herë skuadrën bullgare dhe shpreson ta mposhtë për herë të tretë për të arritur në finale.

Ndeshja për vendin e tretë zhvillohet të dielën nga ora 16:00, kurse finalja nga ora 18:30.

Peja kishte përfunduar garat e rregullta në vendin e dytë me 22 pikë, apo dhjetë fitore e dy humbje, ndërsa lider ishte Hapoel me 11 fitore e një humbje, Beroe ishte e treta me gjashtë fitore e shtatë humbje, ndërsa Milenijum përfundoi në vendin e katërt.

Të ngajshme

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj