Telenews

Kurti takohet me Lajçakun: Marrëveshja Bazë të zbatohet shpejt, pa asnjë parakusht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në forumin ekonomik të Delfit që po mbahet në Greqi.

Ai ka pasur një takim me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ku u diskutuan tema të ndryshme.

“Në Forumin Ekonomik të Delfit me Miroslav Lajçak diskutuam për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe zgjedhjet e fundit lokale në katër komunat tona në veri”.

“Marrëveshja Bazë duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt. Asnjë parakusht dhe pa vonesa”, ka shkruar tutje Kurti në Twitter.

Kujtojmë se, të martën, më 2 maj në Bruksel do të takohen kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj