Telenews

“Kushtetuesja ka fjalën e fundit për Asociacionin”, Selmanaj: Albin Kurti pa këtë pikë të marrëveshjes, do ta rrezikojë rendin juridik

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka folur rreth takimit të nesërm mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Selmanaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se, çfarëdo dokumenti që do të trajtohet nesër në Bruksel, nëse nuk e ka të përfshirë pikën e marrëveshjes së vitit 2015, ku Gjykata Kushtetuese do ta ketë fjalën e fundit për intepretim të dekretit dhe statutit për asociacionin atëherë sipas tij, pasojat për vendin do jenë të paparashikueshme.

“Pa siguresën që ajo pikë i jep Gjykatës Kushtetuese, dhe përmes saj i jep siguri Kosovës, Albin Kurti do ta rrezikojë rendin juridik, parimin e unitaritetit të shtetit dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkroi tutje Selmanaj.

Të ngajshme

Situata me flakët në Shqipëri, 26 vatra zjarri në 24 orë, neutralizohen të gjitha

Valjeta Turkaj

Arrestohet 21-vjeçari për sulm ndaj personit zyrtar dhe armëmbajtje pa leje

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu