Platforma e Qeverisë, Superpuna ka njoftuar që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar përmes superpuna gjatë muajve shkurt dhe mars.
Po ashtu përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, Superpuna ka bërë të ditur që bizneset që angazhojnë punëtorë përmes superpuna duhet të kalojnë verifikimet si në vijim:
Të deklarojnë punëtorët e angazhuar në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK);
Të deklarojnë punëtorët në ATK me pagë të njejtë apo më të lartë sesa në shpalljen në superpuna;
Të mos kenë obligime tatimore të papaguara ndaj ATK-së.
Për bizneset dhe punëkërkuesit e interesuar, regjistrimi në super puna bëhet përmes vegëzës në vijim: https://superpuna.rks-gov.net.

