Telenews

Basketboll / Sot fillon seria e finales mes Trepçës e Pejës për kampion Kosove

Sonte fillon të luhet seria e finales për titull kampioni në basketbollin e Kosovës mes Trepçës dhe Pejës.

Ndeshja e parë luhet në palestrën ”Minatori” në Mitrovicë me Trepçën që e ka fituar të drejtën e përparësisë së terenit.

‘Xehetarët’ për të arritur në finale eliminuan Bashkimin dhe Sigal Prishtinën, kurse Peja eliminoi Golden Eagle Yllin, kampionin e Kosovës.

Në pesë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, verdhezinjë prijnë 3:2 me fitore. Në garat e rregullta pejanët kishin përfunduar në vendin e dytë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa mitrovicasit në vendin e katërt me 17 fitore e 11 humbje.

‘Xehetarët’ në këtë edicion ishin finalistë të Superkupës, kurse fituan trofeun e Kupës. Ndërkohë, skuadra verdhezi ishte në finale të Ligës Ballkanike, ku u mund nga Hapoel Beer Sheva.

Ndeshja e sontme fillon nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.

 

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj