Telenews

Çfarë do të ndodh më 28 maj në Veri? Vuçiq zbardhë pretendimet e tij

Presidenti i Serbisë, po pretendon se e di se çka do ndodh me datën 28 të këtij muaji, në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, e veri të Mitrovicës.

Në këto katër komuna më 23 prill u mbajtën zgjedhjet për pushtet lokal, të cilat serbët i bojkotuan me të madhe.

Aleksandar Vuçiq, thotë se autoritetet kosovare kanë në plan që të marrin objektet e Kuvendeve Komunale që funksionojnë me sistem serb e t’i vendosin aty kryetarët e sa po zgjedhur.

“Më 28 maj ndodh ajo që ata hyjnë në ato zyre, ata vetëm se ndodhen aty. Por populli jonë në qetësi e përcolli situatën dhe vendosi pastaj dhjetë herë më shumë flamuj të Serbisë, që të dihet ku e si jetojnë. Ata presin ndonjë provokim të ri se kush ku po vendos flamujt, ku dhe cilin polic do e dërgojnë e kënd ta maltretojnë e kënd ta arrestojnë. Njerëzit në Evropë e kanë kuptuar këtë dhe ishte reagim I mirë I tyre, sepse nuk mund të ua sqarosh si dikush e merr pushtetin me 3.4% të votave”, tha Vuçiq.

Vuçiq, foli edhe për takimin e 2 majit që e kishte në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e ku e prezantua draft-statuti i parë i Asociacionit. Sipas tij dokumenti ishte i papranueshëm për palën kosovare.

“Ai (Kurti) tha që nuk I pëlqen asnjë pikë se është e gjitha kundër Kushtetues. Këtu e kuptoni se krejt loja është tentim që të thyhet Serbia, e cila është gjithnjë e gatshme për dialog e bisedime, por të jemi kaq budallenjtë sa dikush e mendon, kjo nuk është e mundur”, shtoi i pari i shtetit serb.

Vuçiq, theksoi se në rrethin e dialogut të mbajtur të martën kishte tentime që të bëhet ndryshim I planit të zbatimit që sipas tij ishte një veprim me qëllimin që Serbia ta njeh Kosovën.

Të ngajshme

Sulmi izraelit vret dy persona në Gaza, ndërsa ShBA kërkon përparim në marrëveshjen e paqes

KushtrimGuraj

Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike

Valjeta Turkaj

Osmani për BBC: Kosova e di si arrihet paqja

Valjeta Turkaj