Telenews

Fiton Kupën me Trepçën dhe pensionohet hendbollisti Kushtrim Kastrati

Hendbollisti Kushtrim Kastrati i ka dhënë fund karrierës si lojtar të dielën mbrëma.

Ai është përshëndetur me ndeshjen finale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll mes Besa Famgasit dhe Trepçës.

36-vjeçari ka përfunduar karrierën me trofeun e Kupës të fituar me skuadrën e Trepçës.

Hendbollisti nga Drenasi ka kontribuuar shumë gjatë në hendbollin kosovar si lojtar i dalluar. Pos për Drenicën ka luajtur edhe për Besa Famgasin, Prishtinën dhe për Trepçën. Ka fituar trofe, ndërsa është shquar edhe me sjellje të mira.

Federata e Hendbollit e Kosovës e falënderon për kontributin si lojtar dhe i dëshiron suksese të reja.

Të ngajshme

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid –

KushtrimGuraj

Diomande dhe Adeyemi, dy yjet që mund të përballeshin në anën e kundërt të El Clásicos –

KushtrimGuraj

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj