Telenews

KQZ: Në shtatë qendra votimi në Tiranë e Durrës ka njerëz të paautorizuar, të largohen menjëherë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një dalje publike ka bërë një rezyme të situatës në Qendrat e Votimit deri në mesditë.

Ai thekson se është e rëndësishme që ecuria e procesit po vijon normalisht dhe i qetë.

Por Celibashi shtoi se pranë zyrës së KQZ-së janë dorëzuar shume denoncime, duke filluar që me nga prani të shtuar të personave të paautorizuar, apo edhe probleme me funksionim e pajisjeve.

Sa i takon fshirjes së bojës nga gishti i djathtë, Celibashi, tha se është një çështje që sillet në çdo zgjedhje, dhe vijon të rrethohet nga të pavërteta.

Ndërkaq ai theksoi se Policia duhet të marra masa për personat e paautorizuar në QV, sepse kjo është e patolerueshme dhe se me këtë kërkohet “frikësimi” i qytetarëve.

Celibashi specifikoi se ankesat më të shumta kanë ardhur nga opozita, konkretisht koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Por ai nënvizoi se një prani e personave të paautorizuar është vënë re edhe nga vetë Komisioni.

“Ne si KQZ e konsiderojmë këtë si intimidim dhe presion ndaj votuesve ndaj është rasti që autoritetet duke filluar nga policia apo dhe Komisioni Zonal Zgjedhor ta adresojnë këtë si shqetësim”.

Të ngajshme

Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor

Rrezarta Ramaj

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Rrezarta Ramaj

Siguria hekurudhore në Zvicër: Në rast defekti, trenat lejohen të lëvizin maksimumi 40 km/h

Rrezarta Ramaj