Telenews

Kurti uron shqiptaren pasi u zgjodh ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit: Inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar shqiptaren Ylfete Fanaj, e cila u bo sot shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, i pari i qeverisë ka shkruar se të arriturat e saj janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër.

Ndër të tjerash, Kurti i ka uruar suksese ministres së re shqiptare, duke potencuar se ky nuk do të jetë as urimi i parë dhe as i fundit.

Postimi i plotë:
Shqiptarja e parë deputete në Parlamentin e Kantonit të Luzernit dhe e para që udhëhoqi me Parlamentin e këtij Kantoni, Ylfete Fanaj, sot u bë shqiptarja e parë ministre në qeverinë kantonale të Luzernit.

Si pionere shqiptare në politikë, të arriturat e saja janë inspirim dhe udhërrëfim për mërgatën tonë në Zvicër, e cila për shumë vite tani i shërben me besnikëri shtetit zviceran.

E ky nuk ishte urimi i parë për znj.Fanaj, dhe duket se nuk do të jetë i fundit. I dëshiroj suksese në detyrën e re dhe punë të palodhshme përballë përgjegjësive të reja. Me të nuk na bën bashkë vetëm origjina, por edhe orientimi socialdemokrat. Andaj edhe bashkëpunimin e kemi detyrim, përveçse interes të përbashkët.

Të ngajshme

1 milion e 515 mijë Euro për deputetët pa asnjë ligj të miratuar, askush s’hoqi dorë nga paga

KushtrimGuraj

Hamza me mision në Washington për të shpëtuar marrëdhënien me SHBA-në që e çoi në humnerë Kurti

KushtrimGuraj

“Ku ka si ti Shqipëria ime!” jehon në sheshin e Munihut për 28 Nëntor

Donat Hashani