Telenews

Vdes një 21 vjeçare në Qendrën e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shtime, dyshohet se u ngulfat me ushqim

Një 21 vjeçare ka mbetur e vdekur dje në Shtime. E njëjta dyshohet se është ngulfatur me ushqim.

Rasti ka ndodhur në ‘Shtëpinë e fëmijëve’ në Shtime, njofton Policia e Kosovës.

Viktima fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj.

“Me datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare paciente nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj. Dyshohet se është ngulfatur gjatë ngrënies së ushqimit”, thuhet në njoftimin e Veselit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët ku nën autorizimin e prokurorit i kanë filluar hetimet.

“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘hetim mbi vdekjen’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Ferizajit.

Të ngajshme

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj

Anulohet protesta kundër Kurtit, Aliu: S’kemi marrë leje nga Policia

Rrezarta Ramaj

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës, numër më i lartë në komunat e mëdha

Rrezarta Ramaj