Telenews

Tragjedi në Shqipëri: Nxënësi 13 vjeçar theret për vdekje pas një sherri me thika

Një 13-vjeçar raportohet se ka vdekur në shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini” në Gramsh të Shqipërisë.

Siç raporton Top Channel, ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak çaste më parë në ambientet e shkollës, ku janë përfshirë në konflikt me njëri tjetrin 4 nxënës të klasës së 9-të.

Në konflikt e sipër është plagosur me thikë 13-vjeçari me iniciale F.B., i cili ka humbur jetën nga plagët e marra.

Po ashtu një tjetër nga nxënësit e përfshirë në konflikt ka mbetur i plagosur, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për hetimin e rrethanave të ngjarjes tronditëse.

Të ngajshme

Kurti me agjendë të ngjeshur: Diskutim për shëndetin mendor dhe takim me ambasadorin e BE-së

Rrezarta Ramaj

Për dhjetë muaj u aprovuan 944 urdhra mbrojtës, 90 raste të dhunës në familje patën epilog lirues

Rrezarta Ramaj

Protesta e studentëve, tensione përpara Ministrisë së Arsimit

Rrezarta Ramaj