Telenews

Katër të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ku treni ka goditur një veturë dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Kështu ka bërë me dije Policia, me ç’rast ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sipas informacioneve fillestare katër persona raportohet të kenë marrë lëndime trupore, është njoftuar emergjenca, perderisa njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin”.

Policia e Kosovës ka kërkuar që vozitësit e automjeteve të jenë vigjilentë gjatë drejtimit të tyre dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut.

“Kerkojmë nga të gjithë pjesmarrësit në rrugë, në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë vigjilentë, t’i respektojnë shenjat e trafikut dhe kujdes të shtuar të paraqesin nëpër udhëkryqe dhe aty ku kalojnë hekurudhat”.

Të ngajshme

Çka po paralajmëron Lumbardh Salihu nga Kroacia?

Rrezarta Ramaj

Nëna e Liridona Ademajt ngushëllon familjen e Arlinda Zekajt: Mu copëtua zemra prapë

Rrezarta Ramaj

Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën e prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Rrezarta Ramaj