Telenews

Pep Guardiola arriti shifrën e 100 fitoreve në Ligën e Kampionëve, thyen edhe rekord

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i është bashkuar një grupit të vetëm tre trajnerëve që kanë arritur 100 e më shumë fitore në epokën e Ligës së Kampionëve.

Një tjetër lojë, një tjetër rekord – këtë herë për menaxherin e Cityt që thyen rekord!

Fitorja 4-0 e Cityt në ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit, e pa Guardiolën të bëhet trajneri që arrin më shpejtë 100 fitore në Ligën e Kampionëve.

Katalunasit i janë dashur vetëm 160 ndeshje si trajner për të arritur 100 fitore, më shpejt se rekordmeni i mëparshëm Carlo Ancelotti, të cilit iu deshën 180 ndeshje për të arritur tre shifror.

Të ngajshme

Zyrtare: Lyon huazon sulmuesin e Juventusit, Loïs Openda

KushtrimGuraj

Real Madridi merr vendim për Vinicius Junior, braziliani s’është në shitje

KushtrimGuraj

Konfirmohet: Claudio Ranieri te Italia, me një post ndryshe

Yllka Gashi