Telenews

Prizrenasi sulmohet nga ish e dashura, i shkoi në shtëpi dhe i hyri dajak

Shpeshherë të rinjtë e kanë të vështirë të pranojnë ndarjen nga partnerët e tyre. Ata nuk zgjedhin formë për të provuar që të kthehen sërish bashkë, e madje nuk i kursejnë as kërcënimet, ngacmimet e sulmet. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prizren, ku një person e ka denoncuar në Polici ish të dashurën e tij.

Burimet bëjnë të ditur se këtë herë viktimë është një 22-vjeçar, i cili e ka raportuar në Polici ish të dashurën e tij, nën dyshimet se e njëjta e kishte sulmuar fizikisht, të dielën në mëngjes.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur në shtëpinë e viktimës, ku e dyshuara kishte shkuar me mëngjes dhe për motive akoma të panjohura, e ka sulmuar fizikisht para familjes së tij. Për të mos mbaruar me kaq, 30-vjeçarja dyshohet se edhe e ka kërcënuar 22-vjeçarin.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur ta njoftojë Policinë, ku kërkoi ndihmë dhe rrëfeu krejt çka kishte ndodhur mes tyre.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarën, e cila është shoqëruar më pas në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngajshme

Kërkohet paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Rrezarta Ramaj

Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, rrahu gruan edhe pse kishte urdhër nga gjykata të mos i afrohej

Rrezarta Ramaj

Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, pritet të caktohet seanca e radhës plenare

Rrezarta Ramaj