Telenews

Sulmohet në mes të sheshit një person në Prizren, i dyshuari i shkakton lëndime të rënda

Mosmarrëveshjet mes qytetarëve shpeshherë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit. Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete, incidente këto që eskalojnë edhe në përleshje brutale.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në sheshin “Adem Jashari” në Prizren, ku një person ka përfunduar në spital me lëndime të rënda, për shkak se dyshohet që ishte cak i një sulmi fizik.

Burimet  brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren, kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër me plagë në fytyrë dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Bazuar në dëshminë e tij, derisa po ecte në rrugë, një person i panjohur për të e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar frakturë në hundë.

Posa rasti është denoncuar edhe në Polici, ku një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, për të mbledhur më shumë informacione për incidentin që ka ndodhur në mes të sheshit.

Të njëjtat burime thonë se njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Të ngajshme

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu

Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, askush s’është mbi ligjin

Erzana Fazliu