Telenews

Nga veriu në jug! Katër tërmete brenda pak orësh në Shqipëri, ku ishte epiqendra

Një mori lëkundjesh tërmeti kanë shkundur vendin gjatë orëve të fundit duke nisur nga veriu deri në pjesën jug-lindore të Shqipërisë.

Të dhënat në lidhje me katër tërmetet e orëve të fundit janë dhënë nga Instituti i Gjeoshkencave, i cili bën me dije se magnituda e tërmeteve ka qenë e ulët dhe nuk ka patur dëme materiale apo në njerëz.

Tërmeti i parë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:20 ku u ndje një lëkundje në zonën e Shkodrës, pranë kufirit me Malin e Zi. Lëkundja kishte një magnitudë 3.1 të shkallës Rihter dhe nuk shkaktoi dëme.

Pas saj, pak minuta më vonë u ndje një lëkundje në detin Jon, pranë Sarandës, e cila pati një magnitudë 2.6 të shkallës Rihter. Lëkundja u ndje më shumë nga sizmografët se sa nga qytetarët.

Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme dy lëkundje të tjera kanë lëkundur zonën e Elbasanit dhe Dibrës, të cilat po ashtu kanë patur magnitudë të ulët.

Të ngajshme

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu

Tragjedia në Teksas: Shkon në 27 numri i viktimave – 20 vajza ende të zhdukura

Erzana Fazliu

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Erzana Fazliu