Telenews

Kurti bën homazhe të varri i nënës që ia vuri flakën vetes pasi ia kthyen trupat e djemve të vrarë nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj.

Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia.

“Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë”.

“Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Më tej, kreu i qeverisë tha se qëndresa dhe sakrifica e nënës Pashke mbesin të paharruara, teksa shtoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk do të harrohen e as falen.

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj