Telenews

Prishtinë: Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e vet

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë  e vet në Prishtinë, të dielën.

Sipas policisë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet hetimore.

Të ngajshme

Enver Hoxhaj zyrtarizohet si përfaqësues i PDK-së në Grupin Punues për Apelin në Hagë

Rrezarta Ramaj

Jakup Krasniqi dhe Bill Clinton në një fotografi nga arkivi i Kuvendit të Kosovës

Rrezarta Ramaj

Procesi i Berlinit, Albin Kurti e Edi Rama në listën e të ftuarve

Rrezarta Ramaj