Telenews

A duhet të fillojnë hetimet për duelin Ferizaj-Dukagjini? Përgjigjet Ismet Munishi

Ismet Munishi ka lënë të nënkuptohet se sipas tij Prokuroria duhet të fillojë hetimet për ndeshjen mes Ferizajt dhe Dukagjinit.

Ish-trajneri i Prishtinës tha se e gjithë Kosova po flet për këtë ndeshje shumë të komentuar ditën e sotme.

‘’Krejt Kosova po flet, i madh e i vogël po flet për këtë ndeshje,’’ tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Ndeshja mes Ferizajt dhe Dukagjinit përfundoi me rezultat 2-1. Goli i realizuar në minutën e 104’të i Astrit Fazliut i siguroi barazhin ferizajasve.

Por, ky gol u shënua falë një gabimi të pafalshëm të portierit Altik Muhaxhiri që mori vëmendje të madhe të dielën në opininin futbolldashës në Kosovë.

Emisioni ‘Dueli Sportiv’ transmetohet çdo të diel nga ora 22:00 në RTV Dukagjini. Në vazhdim do të ketë edhe shumë risi të tjera përveç analizave të futbollit vendor.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj