Telenews

A.Gashi: VV-ja nuk e len në lloq PDK-në

Sa i përket opozitës që nuk po bie dakord se si duhet të rrëzohet Albin Kurti nga pushteti, analisti Astrit Gashi thotë se nuk e di a ka rënë PDK-ja në lajthitje apo po tregohet VV-ja mashtruese.

Sipas Gashit, Vetëvendosja me PDK-në kanë pasur një marrëveshje.

“Duket që ka pas marrëveshje, por nëse ka pas një parakusht që shkojnë ligjet dhe pastaj e qesin në kuvend e pastaj kur vjen në Kuvend nga PDK-ja VV-ja e voton, pra ua kthen të mirën me të mirë, këta e kanë votu marrëveshjen ndërkombëtare, ai jep vota për mocion,” ka thënë Gashi.

Gashi thotë se nuk e beson që VV-ja do ta mashtrojë PDK-në.

Sipas tij, “Nëse VV-ja nuk i jep votat, ajo humb më shumë për të hyrë në partneritet, VV nuk do e le në lloç PDK-në.”

“Mendoj se benefiti nuk do t’i mbetet VV-së, por PDK-së, nga ky mashtrim PDK-ja më shumë do del përfituese sesa VV-ja, përndryshe secili mund ta gënjejë secilin sepse njëri mund të tërhiqet e të të mashtrojë.”

source

Të ngajshme

Arrijnë protezat e gjurit në QKUK, decentralizohen listat e pritjes në spitalet rajonale

Rrezarta Ramaj

Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban sot mbledhje, në rend dite 12 pika

Rrezarta Ramaj