Telenews

A i humbi IHMK besimin e një pjese të qytetarëve pas paralajmërimit që nuk u realizua?

Paralajmërimi i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) për stuhi të fuqishme më 22 korrik ka nxitur debat në opinion, pasi në pjesën më të madhe të vendit kushtet ekstreme të motit të paralajmëruara nuk u shfaqën.

IHMK kishte lëshuar nivelin portokalli të rrezikut, duke paralajmëruar reshje intensive, bubullima, breshër, erëra të forta dhe dëme të mundshme në infrastrukturë, rrjetin energjetik dhe kulturat bujqësore.

Pas kalimit të ditës pa zhvillimet e paralajmëruara në shumicën e zonave, shumë qytetarë shprehën reagime në rrjetet sociale, duke vënë në dyshim saktësinë e parashikimeve.

Nga ana tjetër, meteorologu Mendim Rugova ka sqaruar se situata atmosferike ndryshoi në momentet e fundit dhe sistemet e stuhive nuk depërtuan mbi Kosovë, duke theksuar se parashikimet meteorologjike mund të ndryshojnë edhe brenda 24 orëve.

Mbetet të shihet nëse ky rast do të ndikojë në besimin e qytetarëve ndaj paralajmërimeve të ardhshme të motit.

Të ngajshme

PDK: Votuam pro kandidatit të VV-së, por ajo refuzoi kandidaten tonë dhe e bllokoi sërish Kuvendin

Yllka Gashi

Bahtiri: Është vendim i grupit parlamentar që Çitaku të mos votohet

Yllka Gashi

Haxhiu: S’ka dakordim për votim në pako të nënkryetarëve – votohen veç e veç

Yllka Gashi