Telenews

A ka krisje të raporteve ndërmjet Kurtit dhe Osmanit për draftin e Asociacionit?

 

 

Ndryshe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga “Pesëshja e madhe”, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka hezituar ta shpallë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Osmani kishte zhvilluar takim me Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ku pas takimit ka thënë se nuk do të ngutej për ta shpallur si kushtetues këtë draft.

LEXO EDHE KETE

Qytetarët në hall të madh: Në Onkologji mungojnë barnat

Më 21 tetor është dorëzuar një plan i ri nga ana e të dërguarve të posaçëm të BE-së, të shteteve anëtare dhe të SHBA-së. Aty parashihet që vlerësimin e kushtetutshmërisë së atij drafti do ta bëj Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Kështu që, unë nuk do të ngutesha me e shpall në përputhje me Kushtetutën. Kjo është detyrë e Gjykatës Kushtetuese.” – ka thënë Osmani.

Madje, Osmani ka thënë se nëse ai drafti i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, do të dërgojë edhe komente për të kërkuar se cilët nene duhet të sqarohen.

Vlerësimet e mia do t’i japë edhe me shkrim në momentin që ndodhin hapat e paraparë. Pra, në qoftë se kemi proces të nënshkrimit. Pastaj, kur të shkojë ky draft-statut në Gjykatën Kushtetuese, si presidente e Republikës do t’i dërgojë të gjitha komentet me shkrim, se cilat pjesë të atij drafti duhet të sqarohen në mënyrë që zbatimi të jetë në plotni me Kushtetutën tonë. Pra, nuk do të ngutesha të bëj vlerësime për përpuethshmerinë, përderisa kjo është detyre e Gjykatës Kushtetuese e paraparë edhe vete në atë proces. Pra, nuk mendoj se është serioze që tani të shpallet në harmoni apo jo.” – ka shtuar e para e vendit.

Rreth kësaj hezimit të Osmani ka deklaruar analisti politik Visar Ymeri, i cili ka bërë me dije se ky hezitim i është një vërejtje për draftin e BE-së.

Presidentja tha se nuk është bash krejt në përputhje me Kushtetutën. Ose tha se unë nuk ngutna me e quajt në përputhje me Kushtetutën, që i bije një far vërejtje. Nga leximi i saj i vëmendshëm ajo si juriste paska ardhur në përfundim se nuk është bash e sigurt se është në përputhje me Kushtetutën.” – ka thënë Ymeri në emisionin Debat Plus.

Deklarata e Osmani në lidhje me draft-statusin e Asociacionit, është parë si krisje e raporteve ndërmjet saj dhe kryeministri Kurti, nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj.

Qalaj në emisionin DPT te Fidani ka deklaruar se kjo vërtetohet me faktin se Osmani nuk ka folur shumë për praninim e asociacionit nga Kurt.

Vet fakti se presidentja tha s’e e kam lexuar draftin me detaje dhe nuk jam e sigurt që a është në pajtim me kushtetutën apo jo, tregon se ekziston një lloj çarjeje mes presidentes dhe kryeministrit. Ajo është duke heshtur. Nuk di sa ka qenë e involvuar në këtë lojë por qartas po shihet se ka një çarje të raporteve mes presidentes dhe kryeministrit.” – tha deputeti i PDK-së./Telenews/

Të ngajshme

Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të Azisë

Erzana Fazliu

Daut Haradinaj reagon për largimin e nxënëses me simbole kombëtare: Nuk duhet të kalojë në heshtje

Erzana Fazliu

A do të ndodhë rundi i ri i dialogut më 17 dhjetor – çka tha Qeveria, Lajçaku dhe BE?

KushtrimGuraj