Telenews

A kanë nisur hetime ndaj profilit “Lule Gjeli”? Flasin nga Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka mohuar as pohuar nëse po zhvillohet ndonjë hetim për një profilin në Facebook me emrin “Lule Gjeli”, i cili po dyshohet se ka nxitur gjuhë të urrejtjes e ka shantazhuar.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka deklaruar se s’mund ta konfirmojnë zhvillimin e hetimeve.

“Nuk mund të mohojmë, as të pohojmë nëse është duke u zhvilluar ndonjë hetim lidhur me çështjen në fjalë”, tha ajo.

Kujtojmë se deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se është caktuar një prokurore për këtë rast dhe njoftoi se të hënën do ta denoncojë këtë rast në Prokurorinë Speciale, ndërsa  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që janë shantazhuar, kërcënuar, fyer apo kanë pësuar pasoja nga veprimtaria e këtij profili, të mos heshtin.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga mediumi “Kallxo.com” dhe drejtoresha Jeta Xharra që të sqarojë se kush është personi prapa profilit “Lule Gjeli”, pasi ky medium kishte publikuar një opinion me autor me këtë emër.

Të ngajshme

Ish-burri i vrau babanë, plagosi nënën dhe më pas e mori peng – publikohen pamjet e shpëtimit të 24-vjeçares

Blearta

Rama i kërkon sqarim Jeta Xharrës: Kush është autori me emrin “Lule Gjeli”, të pres deri të hënën

Blearta

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Blearta