Telenews

A MUND TË APLIKONI PËR SHTESA SI STUDENTË NËSE I KENI MARRË NJËHERË SI PUNËTOR? – SQAROHET MINISTRIA E FINANCAVE

Ministria e Financave ka njoftuar se është hapur formulari për subvencionimin e studentëve me 100 euro.
Në njoftim bëhet e ditur se aplikimi është hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë.
Ndërkohë që janë publikuar dy linqe, për studentët që janë shtetas të Kosovës dhe ata që nuk janë.
Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358
Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360
Tutje bëhet e ditur se aplikimi do të jetë i hapur nga data 7 maj 2022 deri më 3 qershor 2022.
“Vëmendje: Studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar/ përfituar si punëtorë të sektorit privat/ publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja”, përfundon njoftimi.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj