Telenews

A u mashtruan të gjithë ata që blenë bileta për meçin e Robin Krasniqit?

Boksieri kosovar, Robin Krasniqi dje zhvilloi meç ndërkombëtar në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përpos fitores së shumë kontestuar të tij, madje edhe nga publiku e komuniteti i sportit të boksit dhe jo vetëm, të cilën gjyqtari sikur ia fali, Krasniqit, as pikat e tjera të organizimit nuk shkuan ashtu siç ishte paralajmëruar, transmeton Telenews.al

Në këtë organizim ka qenë e paraparë të performojë edhe këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, por që një gjë e tillë nuk ndodhi dhe natyrisht që kjo e dëshpëroi edhe publikun e pranishëm, pasi në paralajmërimin e organizimit dhe të shitjes së biletave, ju ishte bërë reklamë e madhe edhe performancës së këngëtares.

Mungesë e prezencës së saj në stadiumin ”Fadil Vokrri”, Dafina u mundua ta arsyetojë sot nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tha se kushtet atmosferike nuk ia lejuan performancën për të cilën ishte përgatitur shumë.

Megjithatë, duket se ”kushtet atmosferike” nuk i penguan fare Dafinës që të performojë në njërën nga klubet e natës në qytetin e Gjilanit, aty ku Dafina shihet ta ketë ‘djegur’ atmosferën deri në orët e vona, siç mund ta shihni edhe në videon e mëposhtme, të cilën e ka postuar edhe vetë ajo në storie.

Se sa është mund të jetë i drejtë arsyetimi i Dafinës për mungesën e saj dje në ”Fadil Vokrri” le ta vlerësojë vetë publiku i cili pagoi para, për ta parë nga afër atë dhe performancën e saj.

/Telenews.al/

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj