Shefi i grupit parlamentar nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka thënë se subjekti i tij politik nuk do të përkrahë shpërndarjen e kuvendit.
Ai tha se e vetmja formë për shkuarjen e zgjedhjeve të parakohshme duhet të jetë përmes dorëheqjes apo shkarkimit të kryeministrit Albin Kurti.
“Të premten do të jetë një përballje midis Kurtit dhe opozitës, kjo qeveri ka dështuar në shumë aspekte, Kosova kurrë më keq nuk i ka pasur mardhëniet se sa sot”, tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë.
“Aleanca mendon se opsioni më i mirë për Kosovën është që opozita t’i fitojë zgjedhjet dhe ta udhëheq Qeverinë, pa Vetëvendosjen”, tha ai.

