Telenews

AAK: Mungesa e rezultateve qeverisëse po e çon vendin drejt zgjedhjeve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku ndër të tjerash është diskutuar edhe për zhvillimet politike në vend.

Ky subjekt politik është shprehur se mungesa e rezultateve për zgjedhjen e presidentit të vendit dhe për mungesën e një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, sipas saj, po e çon vendin drejt zgjedhjeve.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.”, thuhet në një njoftim për media të AAK-së.

Aty thuhet se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar edhe për procesin e brendshëm zgjedhor, i cili është në zhvillim e sipër.

“U vlerësua se ky proces po ecën sipas planifikimit dhe me një përfshirje të gjerë të strukturave të partisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, procesi zgjedhor në nivel dege pritet të përfundojë më 10 maj, ndërsa do të përmbyllet më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor, ku do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të AAK-së.

Të ngajshme

Imami Shefqet Krasniqi jep detaje për gjendjen shëndetësore të inspektorit policor, Arsim Beqirit

Rrezarta Ramaj

Bajrami: Kurti s’dëshiron të jetë kryeministër, por të sundojë

Rrezarta Ramaj

Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Rrezarta Ramaj