Telenews

Abazi: Kurti ka treguar se është i padijshëm për të realizuar agjenda shtetërore

abazi:-kurti-ka-treguar-se-eshte-i-padijshem-per-te-realizuar-agjenda-shteterore

Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi është shprehur i bindur se partia ku bën pjesë ai do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Abazi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka treguar se nuk është i pjekur dhe i ditur për të realizuar agjenda shtetërore.

“Ne do të vijmë në pushtet. Unë jam i bindur që ne do të vijmë në pushtet sepse Kurti nëse ka bërë një gjë e ka tregu sidomos gjatë kësaj fushate që nuk është i pjekur, rrjedhimisht edhe i padijshëm që të realizojë agjendën shtetërore”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai tha se qasja e tyre për veriun është integrimi në NATO.

“Veriu është pjesë e territorit të Kosovës… Qasja jonë për veriun është integrimi në NATO. Në momentin kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s çështjet e brendshme mbeten t brendshme të Kosovës, sigurohen kufijtë e Kosovës… Policia duhet që të veprojë në çdo pjesë të Kosovës kur ka nevojë të intervenohet, por mbajtja e jetës së përditshme me polici është e pamundur”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Të ngajshme

Noizy ironizon me Mozzikun, me postime tallëse për orët luksoze

Erzana Fazliu

Kuvendi publikon një doracak ku një fjalë ngatërrohet me menstruacionet

Erzana Fazliu

Kualitet dhe besueshmëri në çdo projekt – X Company

Erzana Fazliu