Abazi ka thënë se në prapaskenë këta deputetë janë kërcënuar, fyer në vazhdimësi.
Sipas tij kërcënimet kanë përfshirë largimin nga grupet parlamentare si dhe mos futjen e tyre në listat e ardhshme zgjedhore.
”Deputetët Vetëvendosjes si Eman Rrahmani, Visar Korenica janë kërcënuar në vazhdimësi. Kur janë anatemu emrat e deputetëve nëpër ambasada nga Mimoza Kusari-Lila. Njerëzit që nuk kanë votu për Kodin Civil janë larguar prej listave të të ftuarve”, tha fillimisht ai
‘”Janë kërcënuar me largim nga komisionet parlamentare, ka qenë trysni e madhe. Vetë nga Kurti i është bërë kërcënim të gjithë deputetëve që nuk janë duke e përcjellur vendimin e Kurtit që më nuk do të hyjnë në listë”, ka thënë Abazi.

