Telenews

Abazi për 100 mijë eurot që Peci ia dha vëllait të Pacollit: Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, tashmë i pavarur, Haki Abazi, ka reaguar pasi ministria e Faton Pecit i dha 100 mijë euro vëllait të deputetes së pushtetit, Fitore Pacolli.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka thënë se Kurti dhe njerëzit e tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë.

“Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë!” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Peci i jep 100 mijë euro vëllaut të Fitore Pacollit për kompaninë që është hapur një javë para se me i marrë paratë publike. Kurti dhe njerëzit rreth tij po përsërisin ata që ishin në pushtet më parë duke vazhduar tranzicionin e korruptuar dhe nepotik. Dështim total me njerëzit të sojit të ndyrë!

Të ngajshme

Tension i madh Irlandë-Izrael, përsëritet gjesti i pazakontë para ndeshjes

Rrezarta Ramaj

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Ndryshimi i Ligjit të Speciales, nesër hapi i parë në Komisionin për Legjislacion –

KushtrimGuraj