Deputeti i LVV-së, Haki Abazi ka folur për disa audio-incizime, ku sipas tij, zbulohet se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe koordinatorja e komiteteve brenda këtij subjekti politik, Dejona Mihali, janë fajtore për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit.
Sipas tij, përmes video-incizimeve konfirmohet se kush ka zhdukur edhe mostrat e rastit të Astrit Dehari.
Kësisoj, ai tha se për këtë rast, kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu duhet të ftohen nga Prokuroria e Shtetit, raporton Paparaci.
“Saranda Bogujevci, Mimoza Kusari-Lila dhe Dejona Mihali, për ngulfatjen e zërit të deputetëve brenda Kuvendit të Kosovës. Videoincizicimet janë ato që ju duhet të kërkoni për të konfirmuar se kush ka zhdukur mostrat e rastit Dehari”, tha ai para gazetarëve.
“Hulumtimi im i fundit, pyetjet e mia që kam shtruar, diskutimet që kam bërë me njerëzit përgjegjës kanë sjellë deri te shkarkimi brenda LVV-së. Shkarkimi im është minor kunddrejt borxhit që kemi ndaj rastit Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e LVV-së të zhduken mostrat dhe Kurti mos ta thotë asnjë fjalë të vetme për këtë”, u shpreh ai.
“Por, ne si shoqëri as si qytetarë individualë e as si deputetë s’mund të rrimë të heshtur përball një procesi të tillë. Dhe duhet ta kryejmë punën që na takon për ta zbardhur rastin. IML-ja është 24-orë e monituruar, dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi dhe ka nxjerr mostrat që janë zhdukur. Porositë për zonjën Albulena Haxhiu është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarëve”, vijoi Abazi.

