Telenews

Abdixhiku flet pas takimit me Osmanin: Propozova që zgjedhjet të mbahen më 26 janar

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku është deklaruar pas takimit konsultativ me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, lidhur me caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka thënë se ka propozuar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 26 janar 2025.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës,

Sot, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, kam marrë pjesë në takimin konsultativ ndërpartiak, të thirrur për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta.

Sipas afateve kushtetuese, konsultimet për datën e zgjedhjeve nisin nga 26 korriku; vetëm 3 javë larg datave të darkave joformale. Ky fakt, në vete, e bën, edhe një herë, përpjekjen e shpërbërjes së Kuvendit e kështu të heqjes së përgjegjësisë nga Qeveria populliste krejt të panevojshëm dhe të dëmshëm./Telenews/

Të ngajshme

DJ Gimbo vjen me remixin e këngës “DJ” të Rezarta Shkurtës, krah Selinit

Blearta

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Blearta

Zbulohen disa emra të cilët do të marrin pjesë në ”Ndeshjen e Yjeve”

Blearta