Telenews

ABDIXHIKU PARALAJMËRON KALLËZIM PENAL PËR PUNËSIMET NË KEK

“Sot, kemi ftuar Prokurorinë të nisë hetimet mbi këtë proces skandaloz e korruptiv. Nesër do të dorëzojmë dhe kallëzim penal në Prokurori. Kemi ftuar dhe menaxhmentin e KEK-ut të anulojë procesin në fjalë e t’i suspendojë të gjithë anëtarët e Komisionit Vlerësues; dhe të rinisë kështu një proces të ri, të hapur dhe mbi të gjitha të drejtë. Punësimet nepotike nuk janë të reja në vend. Në fakt, ato veçse të reja s’janë. Ky vend ka parë mjaft. Kam dënuar e do të dënojë çdo veprim të tillë, nga kushdo që bëhet, kurdo që bëhet ose është bërë. Jemi në politikë për t’i ndalur këto fenomene, jo ushqyer ato. Në rolin e tanishëm – në opozitë – edhe s’kam shumë mundësi të parandalojë kapjen e nepotizimin. Por në qeverisjen e ardhshme time, konkurset e tilla, nuk do të kapërcejnë pa monitorim nga organizatet e pavarura – vendore e ndërkombëtare. Merreni këtë si zotim publik”, ka thënë Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së përmes një statusi në Facebok ka njoftuar se 4668 qytetarë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës mirëpo sipas tij vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet.
“Plot 4668 qytetarë tanë kanë aplikuar për 128 vende pune në Korporatën Energjetike të Kosovës – pra në KEK. Ky aplikim i tyre nuk kishte fare rëndësi, sepse vendet e punës ishin të parandara për 40 familjarë e 80 militantë partiak të partisë në pushtet.Ky është modeli i pushtetit në vend. Kapje e nepotizëm masiv i çdo vendi e çdo ndërmarrje pa dallim; dhe atë hapur e pa brengë. Ata që e arsyetojnë kapjen, që normalizojnë zëvendësimin e një kapësi me tjetrin, le t’iu flasin sot të katër mijë aplikantëve që janë refuzuar sepse s’kishin parti. Le t’i bindin tani – ata e familjet e tyre – se dëshpërimi e ikja nga ky vend nuk është alternativë”, është shprehur Abdixhiku.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani