Telenews

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë mbi 40 mijë votues të kësaj partie në mërgim janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. 

Ai tha se me këtë fitorja e parë elektorale po merr formë.

Abdixhiku i ka falënderuar mbështetësit e LDK-së në diasporë dhe e ka quajtur këtë një ringritje e djathtë.

“Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë. Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik. Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë! Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim. Sepse vota juaj është ndryshim! Ju faleminderit, plot 40 mijë herë! ✌️”, ka shkruar kreu i LDK-së.

 

Të ngajshme

Kurti pas fitores së Kosovës: Pak më shumë fat në fluturimin e topit mund të ishte 5-1 –

KushtrimGuraj

Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit: Liria nuk mund të cenohet – jo në emrin tonë –

KushtrimGuraj

“Të gjithë janë të fortë dhe të bindur në pafajësinë e tyre”, Endriti flet për bisedën me Thaçin –

KushtrimGuraj