Telenews

Abdixhiku reagon për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ndërroi jetë Alush Gashi.

Postim i plotë:

Më iku një mik i madh.

Një mik i vërtetë.

Alush Gashi, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Rugova, njeri i urtë e i mençur i politikës sonë, sot na la.

Për mua ishte shumë më shumë se kaq. Ishte mentor. Ishte këshilltar. Ishte një prej njerëzve më të afërt që pata në këtë rrugëtim. Në këtë rrugëtim timin, rrallë kam takuar njerëz me aq maturi e aq mirësi. Në momentet më të vështira, tek ai gjeja gjithmonë qetësi. Një mendim të peshuar. Një fjalë që të kthjellonte. Një përkujdesje të heshtur, pa zhurmë, pa kërkuar asgjë.

E kam të vështirë ta besoj se nuk do të flasim më. Se nuk do ta kem më atë telefonatë, atë mendim të urtë, atë qetësi që dinte ta sillte edhe kur gjithçka bëhej zhurmë.

Nuk arritëm të përshëndetemi në këtë botë prof. Kjo më dhemb shumë. Më mbetet peng. Sepse gjithmonë kam menduar se do të kemi edhe një bisedë tjetër. Edhe një kafe. Edhe një këshillë të fundit.

Shpresoj të të kem bërë krenar, sadopak. Siç jam përpjekur gjithmonë të jem në lartësinë e besimit, këshillave e miqësisë sate.

Do të më mungosh shumë profë.

Ishe njeriu më i sinqertë në këtë rrugëtim kaq të vështirë.

Pusho në paqe!

Ilirijanë, Anil e Arban, bëhuni të fortë. Mbi të gjitha, ndjehuni krenar! Askush si ai.

Të ngajshme

Gërvalla: Fuqizimi i familjes është përgjegjësi shtetërore

Valjeta Turkaj

Ndërron jetë Alush Gashi, një nga figurat historike të LDK-së dhe bashkëpunëtor i Ibrahim Rugovës

Valjeta Turkaj

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Valjeta Turkaj