Telenews

Abdixhiku shkon për ngushëllime te familja e Liridonës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shkuar për ngushëllime tek familja e së ndjerës Liridona Ademaj.

Abdixhiku, vrasjen e saj e ka cilësuar “ngjarje makabër”.

“Vrasja e Liridonës na ka tmerruar të gjithëve. Në emër të LDK-së i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e shoqërisë’’, është shprehur Abdixhiku gjatë vizitës për ngushëllime në Rracaj.

Kujtojmë që Liridona Ademaj u vra mizorisht të mërkurën e 29 nëntorit, ku burri i saj Naim Murseli është i dyshuar për organizimin e vrasjes së saj së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën.

Të ngajshme

Vdes Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë –

KushtrimGuraj

Shefi i UNMIK-ut kërkon veprime urgjente kundër dhunës ndaj grave –

KushtrimGuraj

Komandanti i MSU-së viziton pjesëtarët e KFOR-it në Mitrovicë –

KushtrimGuraj