Telenews

Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu pozojnë pas shumë vitesh së bashku, ndërsa i thurin lavde njëri-tjetrit

adelina-ismaili-dhe-sabri-fejzullahu-pozojne-pas-shume-vitesh-se-bashku,-ndersa-i-thurin-lavde-njeri-tjetrit

Dy këngëtarët legjendarë Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu, janë parë bashkë pas shumë vitesh në një fotografi.

Dyshja e cila ndër vite ka argëtuar publikun me duetet e shumta që kanë sjellë së bashku, kishte një kohë që nuk shfaqeshin në publik krah njëri-tjetrit.

Ka qenë së fundmi Sabriu, ai i cili ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një fotografi me të ashtuquajturën, divën e estradës shqiptare.

“Mu gëzua zemra që të takova sot. U rrite me mua, ikona e zemrave tona”, shkroi Fejzullahu në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë me të parë këtë, Adelina vendosi ta rishpërndajë në rrjetet sociale këtë fotografi, duke i thurur gjithashtu lavde këngëtarit të shumë hiteve.

“Sa herë të shoh, rritem. Ti, idhulli im që ma dhe magjinë e bukur të shpirtit tënd që nga kënga ime e parë e deri sot. Ti që ja ke rrit bukurinë edhe vendit tim. Veç ti mund të jesh çdo ditë ma i madh se dje. Lum që të kam. Madhështi”, kanë qenë fjalët e Adelinës karshi Sabriut.

Teksa Fejzullahu vazhdon të jetë aktiv në muzikë, Adelina ndryshe nga ai ka kohë që është distancuar nga muzika dhe i është përkushtuar televizionit.

Të ngajshme

Gjyqi për vrasjen e Tupac Shakur fillon 30 vjet pas vdekjes së reperit

Yllka Gashi

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi

Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

Yllka Gashi