Telenews

ADEMI: BASHKË PËR FUTBOLLIN, ËSHTË MOTOJA DHE VIZIONI IM

Kryetari aktual i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka shpalosur sot programin e tij.
Ademi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se motoja dhe vizitoni i tij për katër vitet e ardhshme do të jetë “Bashkë për futbollin”.
“Sot pata kënaqësinë që para një audience të zgjedhur nga komuniteti i futbollit dhe para opinionit të gjerë ta prezantoj programin tim për mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të FFK-së. Një program që është hartuar nga ekspertë të fushave dhe nevojave praktike që i ka futbolli ynë”, ka shkruar Ademi.
“”Bashkë për futbollin” është motoja dhe vizioni im për 4-vjeçarin e ardhshëm. Bashkë për futbollin sepse vetëm bashkë mund ta zhvillojmë dhe ta ngrisim atë”, shtoi ai.
“Futbolli është lojë kolektive që ka synim t’i bashkojë njerëzit. Prandaj, të ecim bashkë përpara me një vizion të qartë për të mirën e futbollit dhe të rinjve tanë”.

Të ngajshme

Mallorca e ndal Barcelonën, shkëlqen Vedat Muriqi

KushtrimGuraj

Arsenal tenton transferimin e Kubos

KushtrimGuraj

Albion Rrahmani, më i miri i javës në Rumani

KushtrimGuraj