Telenews

Ademi për vizitën e Infantinos: Kosova dhe futbolli janë të lidhur për udhëheqjen e tij

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, e ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kosovë ku u dekorua me “Medaljen e Nderit” nga presidentja Vjosa Osmani.

Lidhur me këtë vizitë, ka shkruar kryetari i FFK-së Agim Ademi.

Ademi tha se kjo vizitë nuk ishte thjeshtë protokollare, por plot emocion e simbolikë, sepse Kosova dhe futbolli ynë janë thellësisht të lidhur me udhëheqjen e tij.

“Në Kongresin e parë të tij si President i FIFA-s, më 13 maj 2016, Kosova u pranua në familjen botërore të futbollit, andaj sot kur e mirëpritëm sërish në tokën dardane, kishim ndjenjën e krenarisë për atë çfarë kemi arritur, por edhe shprehëm mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme të FIFA-s në ngritjen e futbollit tonë”, tha Ademi.

Ai theksoi se presidenti Infantino e quajti Kosovën si shtëpinë e tij dhe na inkurajoi të investojmë në rininë dhe sportin tonë.

“Jemi të lumtur që Kosova dhe futbolli i saj ka fituar miq të tillë si Infantino. Mirupafshim President! Kosova do të jetë gjithmonë shtëpia juaj!”, deklaroi ai.

 

Të ngajshme

Peja 03 debuton me fitore në EuroCup Women

KushtrimGuraj

Casemiro zbulon se emri i tij është shkruar gabim gjatë gjithë karrierës së tij

KushtrimGuraj

Juventus troket në derën e Bayern Munich

Valjeta Turkaj