Konkursi për pozitën e zëdhënës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë. Gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë
Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetë drejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.
Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.
“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht”, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.
Ndryshe ditë më parë, gazetari Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.

