Telenews

Adrit dhe Ilirianës u vidhet vetura në Maqedoninë e Veriut, kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur për çiftin e njohur, Adrit dhe Ilirianën, të cilëve u është vjedhur vetura gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoninë e Veriut.

Lajmin e bëri të ditur vetë Adri përmes një njoftimi në profilin e tij në Instagram, ku ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur automjetin e humbur.

“Ju kisha lut shqiptarëve të Maqedonisë me na ndihmu për gjetjen e veturës pasiqë edhe e kemi lajmëru veturën në institucione”, shkruan Adri në postimin e tij.

Ai ka lënë gjithashtu numrin e kontaktit për çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e veturës.

Automjeti në fjalë është i tipit Audi 6, dhe Adrit dhe Iliriana shpresojnë që me ndihmën e qytetarëve të mund ta rikuperojnë sa më shpejt.

Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u bëjnë thirrje të gjithë atyre që mund të kenë parë ose kanë njohuri për vendndodhjen e automjetit që të kontaktojnë menjëherë, në mënyrë që situata të zgjidhet sa më shpejt. 

Të ngajshme

Gjesti në paraburgim, Xheneta del në mbështetje të tij

Blearta

Sa orë gjumë duhet të flini sipas moshës që keni

Blearta

Babai i Selin pas deklaratave të rënda për Mirin: I qëndroj fjalëve të mia deri sa të vdes

Blearta