Telenews

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës bën këtë njoftim të rëndësishëm për udhëtarët

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” – Limak Kosovo, njofton të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre apo gjëra të tjera dhe akoma kanë raportin nga zyra e ‘Lost and Found’ apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më datë 22 Mars 2022 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri në datë 22 Mars 2022, atëherë këto valixhe do të jepen donacion Shoqatave Humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.
Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero

Të ngajshme

Dalin fotot nga takimi Trump-Zelensky

Donat Hashani

Zelensky u takua me Trumpin pak para nisjes së ceremonisë mortore të Papa Françeskut

Donat Hashani

Shtyhen punimet në rrugën “Agim Ramadani”, Komuna e Prishtinës tregon arsyen

Donat Hashani