Telenews

AGIM ADEMI FLET PËR HERË TË PARË PAS LIRIMIT NGA PARABURGIMI

Agim Ademi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës natën e mbrëmshme pas një zënke që pati me drejtorin për marrëdhënie me jashtë Artan Govorin në zyrat e FFK-së.
Govori e kishte paraqitur rastin në Polici, teksa Ademi kishte qëndruar në mbajtje deri sot në orët e para të pasdites.
Megjithatë i pari i FFK-së është liruar nga mbajtja me një urdhër të prokurorisë.
Ademi ka sqaruar gjithë opinionin për gjërat që kishin ndodhur dhe ka deklaruar se është sqaruar keqkuptimi që kishte ndodhur, tani ai ndodhet në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.
Ndër të tjera Ademi ka falënderuar të gjithë bashkëpuntorët dhe komunitetin e futbollin për interesimin dhe mbështetjen.
Njoftimi i plotë nga kryetari i FFK-së, Agim Ademi:
Sqarim për opinion
Dje për shkak të një debati verbal që pata me një koleg të FFK-së, i cili debat kishte qëllim krejt të mirë për të sqaruar një situatë nga marrëdhënia e punës në FFK, përfundoi pa shkas në Polici dhe ju dha hov nga disa media dhe grupe të interesit, duke e shfrytëzuar situatën zgjedhore që kemi në FFK, me ç’rast unë përfundova për disa orë në Polici.
Pas deklaratave të të gjitha palëve të përfshira, u sqarua se e tëra ishte vetëm një keqkuptim, kështu që unë u lirova nga ndalimi dhe gjendem në mesin e familjarëve dhe kolegëve të FFK-së.
Ju falënderoj edhe njëherë të gjithë juve bashkëpunëtorëve të mi dhe komunitetin e futbollit për interesimin dhe mbështetjen, njëherit ju garantoj se do të punoj së bashku me ju për ngritjen e futbollit dhe avancimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ju siguroj se së bashkë me stafin e FFK-së do të vazhdojmë punën e madhe që na pret në organizimin e një procesi zgjedhor ligjor dhe të rregullt për datën 06 prill 2022, si dhe në organizimin e ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës këtë muaj.
Faleminderit për mirëkuptim!
Me respekt,A.A. 

Të ngajshme

Spanja dhe Gjermania ndajnë pikët – gjermanët me shpresë për kualifikim

KushtrimGuraj

Fitorja e Marokut ndaj Belgjikës, Brukseli “digjet” nga përleshjet e dhunshme

KushtrimGuraj

Spanja-Gjermania, publikohen formacionet zyrtare

KushtrimGuraj